17:15 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mos u ngushëlloni me rënien e nurmrit të vdekjeve, mos bini në vetëkënaqësi”, Anthony Fauci flet hapur për rrezikshmërinë e virusit

16:44 | 08/07/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i lartë i SHBA flet për ilaçin me efekt të qartë pozitiv në trajtimin e Covid-19: Kemi detyrimin etik që…

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekordin e zymtë të 3 milionë rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në “vetëkënaqësi të rreme” për rënien e numrit të vdekjeve.

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.

“Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdekjeve,” tha Dr Fauci. “Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezikshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme,” tha ai.

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdekje nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Tëitter se “shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!”

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë “ende të zhytura thellë në valën e parë” të pandemisë. Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Presidenti Trump e ka akuzuar OBSH-në për një prirje pro-Kinës në trajtimin nga Pekini të koronavirusit dhe ka kërkuar që agjencia të reformohet. Ai i pezulloi fondet e SHBA për OBSH-në në muajin prill ndërsa një muaj më vonë njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr.

Sipas rregullave të organizatës, duhet të kalojë një vit i plotë para se tërheqja të hyjë në fuqi. Ish nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të fitojë emërimin e demokratëve si kandidat për president, ka thënë se do t’i ribashkohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse zgjidhet. OBSH-ja pohoi të martën se transmetimi me anë të ajrit luan rol në përhapjen e koronavirusit dhe ka në plan të nxjerrë rekomandime të reja se si të shmanget infeksioni.

Një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende publikuan të hënën një letër të hapur ku i bënin thirrje agjencisë të rishikojë udhëzimet e saj për mënyrën se si kjo sëmundje përhapet midis njerëzve. Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nëpërmjet ajrit, që do të thotë se grimcat e virusit mund të rrinë pezull në ajër në mjediset e brendshme dhe të infektojnë njerëzit kur thithen prej tyre.

OBSH-ja ka thënë se virusi përhapet përmes piklave të më të mëdha që dalin nga kollitjet dhe tështitjet e një personi të infektuar, por që bien shpejt nga ajri për shkak të madhësisë së tyre.

Pas

“Skènar máfioz në 24 orë”, PD publikon tenderat me vlerë 200 milionë lekë: Si u llogaritën 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel

Para

“Të marrë emrin “Toyota Yaris”, avokati zbërthen projekt-ligjin për amnistinë fiskale: Do të justifikohen paratë e písta, kush përjashtohet nga deklarimi

Para
“Të marrë emrin “Toyota Yaris”, avokati zbërthen projekt-ligjin për amnistinë fiskale: Do të justifikohen paratë e písta, kush përjashtohet nga deklarimi

"Të marrë emrin "Toyota Yaris", avokati zbërthen projekt-ligjin për amnistinë fiskale: Do të justifikohen paratë e písta, kush përjashtohet nga deklarimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.