Ish-raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein është fotografuar i ulur në shkallët e ETC-së në Tiranë.
Ish-eurodeputeti, tani këshilltar i Gramoz Ruçit, sikurse duket në foton e publikuar më poshtë, rri si adoleshent ulur në mes të shkallëve pa u kompeksuar. Me siguri që Fleckenstein është në pritje të një takimi të nivelit të lartë…
Kujtojmë se Fleckesntein u shpreh shumë i lumtur teksa iu besua detyra e re në Shqipëri, pasi kishte humbur zgjedhjet për në PE.
“I lumtur që të që të filloj punën për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kreut të Kuvendit për besimin e tij. Mezi e pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”, shkruan Fleckenstein pak pasi mori detyrën e tij në Shqipëri. (E.K/Faxweb.al)