15:38 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vatër e re e COVID-19 në Tropojë, ja sa raste të reja janë zbuluar

08:50 | 15/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vatër e re e COVID-19 në Tropojë, ja sa raste të reja janë zbuluar

Një vatër e re e COVID-19 është zbuluar në qytetin e Tropojës. Faxweb raporton se në 24 orët e fundit janë zbuluar 5 raste të reja të qytetarëve të infektuar me COVID-19.

Kujtojmë se dje në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, nga të cilat janë 96 raste të reja me Covid 19.

Shifrat tregojnë se sa herë që luhatet numri i testimeve, edhe numri i rasteve të reja është në proporcion me to. Gjatë ditës së djeshme kur u krye dhe numri më i madh i testimeve që prej nisjes së pandemisë, u zbuluan dhe më shumë raste të reja, plot 117 të tilla.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit dy qytetare kanë ndërruar jetën në spitalin Infektiv. Bëhet fjalë për një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Pas

Ndryshimet kushtetuese, Meta kërkon takim urgjent me Bashën

Para

Regjistrohen lëkundje térmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Para
Si të mos mjaftonte korònavirusi, ndjehen lëkundje të forta tërmeti në ishullin e Kretës

Regjistrohen lëkundje térmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej

Ngjarjet kriminale në Sarandë/ Mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit, mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës

SPAK merr zyrtarisht si të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Kundërshton me forcë çdo akuzë! E mori vesh nga mediat

Park fotovoltaik në Belsh, zëvendëskryeministrja Balluku: Do të sigurojë energji për 50 mijë persona

Përkeqësohet situata në Gaza, gazetarët kërkojnë evakuimin nga enklava

Shpërndante kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 22-vjeçari

Erdogan thirrje Perëndimit për Gazën: Bashkohuni në anën e njerëzimit

Operacioni i FBI-s britanike, dy kapitenëve ukrainas u dështon trafiku i shqiptarëve me jaht nga Franca në Angli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.