Një person me korónavirus ka thyer karantinën në qytetin e Tropojës. I infektuari është parë duke shëtitur i lirë në pazar dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Tropojës.
Ndërkohë, burime për Faxweb.al konfirmuan 5 raste të reja me korónavirus në qytetin verior, të cilat pritet të konfirmohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se dje në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime, nga të cilat janë 96 raste të reja me Covid 19.
Shifrat tregojnë se sa herë që luhatet numri i testimeve, edhe numri i rasteve të reja është në proporcion me to. Gjatë ditës së hënë kur u krye dhe numri më i madh i testimeve që prej nisjes së pandemisë, u zbuluan dhe më shumë raste të reja, plot 117 të tilla.