Një grua 50 vjeçare nga Elbasani është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Gruaja ka patur probleme me frymëmarrjen duke bërë që mjekët t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim të mushkërive, gjë e cila ka bërë që të dyshojnë për korónavirus. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 85 persona dhe 4 pacientë kanë ndërruar jetën.
Mes jetëve të humbura është edhe një vajzë 21-vjeçare, viktima më e re e koronavirusit në Shqipëri.
Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.
Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.