Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një konferencë për mediat se Shqipëria nuk po heq koalicionet por parandalon devijimin e votës.
“Po heq koalicionet? Jo, në asnjë mënyrë, po krijon një kuadër ku do funksionojnë si në cdo vend të Evropës, e jo si një rrap pas Dushkut. Ju kujtohet Dushku, historia e devijimit të votës, ti voton për njërin e votën e merr tjetri”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, në Shqipëri nuk mund të funksionojë sistemi ku vetëm Tirana ka mesatarisht 3 mijë kandidatë. “Ku është parë kjo? Dhe ku ata që marrin vota për një parti ia cojnë votën partisë tjetër”, tha Rama.
Rama theksoi se kërcënimet nuk funksionojnë ndërsa pëlqimi për atë që bën Kuvendi nuk është standard. “Kaq po bën Shqipëria e nëse ka në këtë nismë diçka që nuk përputhet me standartet jam i gatshëm të dëgjoj ku nuk përputhet. Po nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzim Bashës e PD e partive të tjera me cfarë bën Kuvendi, ky nuk hyn në standarde.
Kërcënimi që “o si themi ne, o këtu do bëhet nami” nga ana e partive jashtë parlamentare nuk funksionon, nuk ka funksionuar e nuk do funksionojë.
Kërcënimi se pastaj bota do thotë kët s’janë për në Evropë jo vetëm nuk funksionon në politikën e brendshme, në planin kombëtar është një akt i dënueshëm, e sigurisht dënimin e jep populli me votë”.