Në një lokal në qendër të Prizrenit ka pasur një operacion të pòlicisë për arrestime pasi janë konstatuar persona që nuk mbanin maskat, të cilat janë të detyrueshme në Kosovë. Media kosovare Insajder thotë se janë árrestuar me fòrcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë árrestimit është përdorur edhe dhùnë.
Kjo shihet edhe në pamjet ku shfaqen disa pòlicë që kapin me fòrcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij. Ndërsa thuhet se është përdorur edhe spraj. Shkak për këtë ngjarje është mungesa e maskës nga ana e pronarit të lokalit.
Në pamje dëgjohet gruaja që bërtet: “A jeni normal o káfshë? Çfarë bëni para fëmijëve”, teksa këta të fundit fillojnë të qajnë me të madhe.
Nga Pòlicia e Prizrenit, ndonëse e kanë konfirmuar se ngjarja ka nisur për shkak të mosrespektimit të masave kundër korònavirusit, këtë rast e kanë cilësuar si sùlm ndaj zyrtarëve pòlicorë. Familjarët e të árrestuarve thonë se pronari dhe njëri nga djemtë e tij kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e dhùnës së përdorur nga pòlicët, por krejtësisht ndryshe e ka përshkruar ngjarjen zëdhënësi i Pòlicisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Sipas tij, aty ka pasur sùlm ndaj zyrtarëve pòlicorë dhe janë dy pòlicë që kanë mbetur të lènduar nga kjo ngjarje. Ai thotë se fillimisht nuk është respektuar urdhri i personit zyrtar. Për këtë rast, në stacionin pòlicor të Prizrenit aktualisht po intervistohen 5 persona.
“Ka ndodhë rreth orës 11:00 në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, sheshi “Shatërvan”. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për masat anti-COVID. Fillimisht nuk është respektu urdhri i personit zyrtar, pastaj për shkak të mosrespektimit të masave dhe urdhrit ka ardhë deri te sùlmi ndaj personit zyrtar. Kështu që Pòlicia i ka aktualisht 5 persona të dyshuar duke i intervistuar për këtë rast. Sùlm ndaj personit zyrtar kemi. Janë dy zyrtarë pòlicorë kanë pësu lëndime, të cilët i kanë dërguar për tretman mjekësor. Janë sùlmuar nga të dyshuarit. Rasti ka qenë për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës, distancën sociale e këto”, ka thënë Osmanollaj për Gazetën Sinjali.
Në video dikush dëgjohet teksa vazhdimisht u kërkon pòlicëve që të qëndrojnë larg 2 metra. Gjithashtu, përveç tjerash, aty shihet edhe një pòlic që kërkon që të mos incizohet.