Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar nga takimi me të rinjtë për marrëveshjen e 5 qershorit duke thënë se veprimet e Ramës rrèzikojnë integrimin europian. Në një shkrim në Facebook, Kryemadhi thotë se kryeministri është i fríkësuar për të ardhmen e tij dhe po shkátërron të ardhmen e çdo të riu.
Reagimi i plotë i Kryemadhit: Veprimet e fundit të Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me SHBA dhe BE, rrèzikojnë integrimin evropian të Shqipërisë dhe dëmtojnë në radhë të ardhmen e rinisë. Manovrat e tij për të ndalur ndryshimin po pengojnë aspiratën e rinisë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Urrèjtja e tij ndaj rinisë dhe të ardhmes së saj është në sytë e të gjithëve. Çdo i ri sot ka qenë pjesë e eksperimenteve të Rilindjes në arsim. Çdo i ri sot, është në pamundësi për të konkurruar dhe për të siguruar me aftësitë e tij një punë të mirëpaguar.
Çdo i ri sot, nis jetën e tij si forcë aktive në punë me një borxh mbi shpatullat e tyre prej rreth 13 mijë eurosh nga keqqeverisja dhe korrupsioni rilindas. E ardhmja e çdo të riu është lënë peng tek PPP, që po vrasin zhvillimin ekonomik të vendit. Tashmë Edi Rama i frikësuar për të ardhmen e tij, po shkátërron të ardhmen e çdo të riu.
Opozita e Bashkuar dhe LSI ka një program të qartë për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale. LSI është në këtë betejë, jo për një rrotacion qeverisës, por për të bërë të mundur ndryshimin e madh ekonomik, social dhe arsimor.
Bashkëbisedimi me to, më dha edhe më shumë energji dhe vendosmëri në rrugën tonë të përbashkët për të realizuar këtë ndryshim. Sfida e LSI është integrimi evropian dhe ne do të bëjmë çdo sakrificë për ta realizuar këtë aspiratë madhore të rinisë në radhë të parë, por edhe të të gjithë shqiptarëve.
Kjo tokë e bekuar do t’u kthehet të rinjve dhe njerëzve të saj, për të besuar se e nesërmja i takon gjithsecilit që angazhohet në ndërtimin e Shqipërisë si shtëpi e të gjithë shqiptarëve.(A.M/Faxweb.al)