Situata alarmante e koronavirusit ka vështirësuar të shkuarit në pushime, duket se për familjen Ora kjo nuk përbën një problem.
Prindërit e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu-Ora, kanë zgjedhur një destinacion shqiptar për pushimet e tyre.
Ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa foto nga pushimet që po i kalojnë në lumin Buna në Ulqin. Ata duken më në formë se kurrë dhe duket se këto ditë po i shijojnë.
Kujtojmë që familja Sahatçiu-Ora janë larguar për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1991, kur Rita ishte vetëm një vjeçe.