Një i ri është mbytùr në lumin e Valbonës në Tropojë. Ngjarja e rèndè ka ndodhur në fshatin Bujan.
Fax News raporton se është gjetur trupi i pa jetë në lumë i 29 vjecarit me iniciale B.N. Sipas informacioneve trupi i pa jetë nuk ka shenja dhùnè.
29-vjeçari ka qenë me makinë në lumë, ndërkohë që në vendgjarje janë gjetur makina, dhe rrobat të cilat ishin lenë aty. Sipas informacioneve bëhet me dije se ai ka pësuar vdèkjè natyrale.
Polícía ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Tropojë/ Informacion paraprak.
Më datë 24.07.2020, është bërë kallzim nga familjarët pasi është larguar nga banesa djali shtetasi B.M., 29 vjeç, banues në Bujan, Tropojë.
Me të marrë kallzim shërbimet e Policisë janë vënë në levizje për gjetjen e shtetasit B.M, ku pas disa orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e tij në lumin Valbonë pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se shtetasi B.M, është mbytur duke u larë në lumin Valbonë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja.
Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.