15:09 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lùftë” në qiellin sirian, F-15 amerikane shkund avionin me pasagjerë iranian, trupa të gjákosur kërcejnë në ajër  

16:53 | 24/07/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lùftë” në qiellin sirian, F-15 amerikane shkund avionin me pasagjerë iranian, trupa të gjákosur kërcejnë në ajër  

Disa pasagjerë në një aeroplan iranian u plagosën në qiellin mbi Sirinë pasi piloti ndryshoi papritmas lartësi për të shmangur një përplasje me një avion lùftarak amerikan, njoftuan mediat iraniane, ndërsa ushtria amerikane tha që F-15 e tyre mbante një distancë të sigurt.

Avioni, i cili i përket linjës ajrore Mahan Air, ishte duke fluturuar nga Teherani në Beirut kur piloti kreu manovrën, në një ngjarje që autoritetet iraniane, siç thonë ata, do të hetojnë. Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara filluan të rriten pasi Presidenti Trump tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vendosi sanksione të ashpra ndaj Teheranit.

Agjensia zyrtare iraniane IRIB citoi fjalët e njërit prej pasagjerëve, i cili tha se ai ishte goditur në kokë kur avioni filloi të zbresë papritur.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Një aeroplan i zi u afrua dhe yni humbi ekuilibrin. Unë kërcea nga sedilja dhe godita tavanin,” tha një pasagjer pa emër.

“Ishte një aeroplan lùftarak. Na tmerroi”. Ne humbëm ekuilibrin dhe filluam të kërcejmë në ajër,” tha një pasagjer tjetër.

Komanda Qendrore e SHBA, e cila monitoron trupat amerikane në rajon, njoftoi se aeroplani F-15 po kryente një inspektim vizual të aeroplanit iranian kur erdhi pranë garnizonit Tanf në Siri, ku forcat amerikane janë të pranishëm. Kapiteni Bill Urban, një zëdhënës i lartë i komandës, tha që F-15 kreu një inspektim standard të avionit në një distancë të sigurt prej rreth 1.000 metra.

“Inspektimi u krye për të mbrojtur sigurinë e forcave të koalicionit në garnizonin Tanf,” tha ai.

“Kur piloti ynë identifikoi aeroplanin si pasagjerësh në Mahan Air, F-15 mbajti një distancë të sigurt,” shtoi ai, duke theksuar se inspektimoi u krye në përputhje me standardet ndërkombëtare. Aeroplanët në këto lartësi duhet të mbajnë një distancë prej të paktën 600 metra në mënyrë që të mos godasin njëri-tjetrin, edhe pse edhe atëherë mund të jenë subjekt i turbulencave.

Pas incidentit, Ministria e Jashtme e Iranit i dërgoi një notë proteste në ambasadës zvicerane, e cila përfaqëson interesat e SHBA në Iran. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar prej kohësh Mahan Air për transportimin e armëve lùftëtarëve në Siri të cilët kanë mbështetjen e Iranit.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj kësaj kompanie në vitin 2011, me shpjegimin se ajo ofron mbështetje financiare dhe të tjera për Gardën Revolucionare Irani.

 

Pas

MSH: 5 të vdekur tek Infektivi nga COVID-19 dhe 104 raste të reja me koronavirus

Para

Balla reagon për BKH-në, shpërndan postimin e ambasadores amerikane: Asgjë s’e ndalon drejtësinë e re

Para
Balla nga takimi në Elbasan: Në mungesë të opozitës, Forumet e debatit Qytetar kanë rëndësi të veçantë

Balla reagon për BKH-në, shpërndan postimin e ambasadores amerikane: Asgjë s'e ndalon drejtësinë e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

Rinumërim edhe në Dibër, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin

Tabaku i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por kush krijon barriera! Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë

Vau i Dejës/ Shiste kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 40-vjeçari

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.