Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për situatën shqetèsuese të korònavirusit në vendin tonë duke treguar se 16 prej rasteve që kanë telefonuar janë transferuar në spítal.
“Gjatë 24 orëve bëhen 40-45-50 vizita për Còvid. Në 24 orët e fundit në dy spítalet ishin 16 raste të transferuara nga Urgjenca Kombëtare, 9 te Sanatoriumi dhe 7 te QSUT”, u shpreh Brataj. Pritet që këto shifra të raportohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë në orën 16:00.
Brataj shtoi se 54% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi ndërsa pjesa tjetër, 46% janë të shtruar në spítal. Kreu i Urgjencës Kombëtare bëri të ditur se këto janë shifra që do të vijojnë edhe ditët në vijim.
Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për Còvid-19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime/ ditë në banesë. Deri tani, janë bërë gjithsej 38683 testime, 4763 raste pozitive, 2682 të shëruar dhe janë 1943 raste aktive. Ndërsa 138 pacientë kanë ndërruar jetë (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1).