Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë një vizitë në Elbasan, ku ditën e sotme u zhvillua operacioni i RENEA dhe vuri në pranga 3 të dyshuar ne rrez.ikshmëri kri.minale. Veliu i bëri apel po.licisë që të vazhdojnë punën në terren për të ndëshkuar çdo person përgjegjës.
Takimi rajonal u bë për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Drejtori i Përgjithshëm i Po.licisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Po.licisë Kri.minale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve. Kjo në radhë të parë në bashkëpunim me qytetarët dhe me institucionet e agjencitë ligjzbatuese që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të luf.tuar këtë veprimtari kri.minale.
Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues po.licie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor. “Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Po.licia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Po.licisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu.
Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Po.licisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori. Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjeter. Po.licia Kr.iminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kri.minale”, – nënvizoi Drejtori i PSH. Gjithashtu ai porositi të shtohen kontrollet për go.ditjen e kri.meve mjedisore.
Veliu kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me ar.më apo me lëndë nar.kotike. Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së vi.rusit Covid-19. Veliu ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Po.licisë në këtë drejtim.
Discussion about this post