Deputeti socialist Taulant Balla në fillim të fjalës së tij nga selia e Kuvendit është shprehur se kolegu i tij Enver Rroshi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Enver Rroshi është në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Unë njeri si ty nuk kam parë, po flas për një njeri i cili po kalon në të njëjtën situatë siç ke qenë edhe ti. E kuptoj detyrën që ke marrë, të lutem ta mbaroj (i drejtohet Alimadhit).
Enver Rroshi është në një gjendje të vështirë shëndetësore, i uroj si koleg shërim të shpejt dhe përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të respektoj masat dhe rregullat anti-Covid. Ne si deputetë duhet të japim shembullin e parë i respektimit të këtyre masave”- tha Balla.