Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy netë më parë në Fier, ku u dogjën dy mjete në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”.
Policia ka àrrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin me inicialet D.M, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e mjeteve.
Njoftimi: Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mesnatën e datës 29 korrik 2020, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën dy mjete. Ndalohet autori i dyshuar i vënies së qëllimshme të zjàrrit me lëndë djegëse.
Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 29.07.2020, rreth orës 23:50, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën nga flàkët 2 mjete, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.
32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjàrrëfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjàrrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkàtërrim i pronës me zjàrr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.