Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë dykatëshe në qytetin e Pogradecit. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur kryefamiljari, i cili është dërguar me urgjencë për në spital.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të këtij qyteti, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.
”Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit”, njofton Policia.