Një 34-vjeçar është mbajtur rreth një orë peng, brenda mjetit të tij në qytetin e Durrësit. Per këtë Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.
Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.
(E.K/Faxweb.al)