Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një këmbësori në qytetin e Elbasanit. Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit teksa këmbësori po kalonte vijat e bardha.
Gazetarja e Fax News, Entela Dujka raporton se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës si dhe i drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksident, ndërsa policia është vënë në ndjekje të këtij të fundit.
Kujtojmë se gjatë paradites, një 43-vjeçare humbi jetën në një aksident në aksin Elbasan- Peqin pas përplasjes së tre mjeteve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)