Një film i shkurtër amator, rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube. Filmi mban titullin ‘Covid-19’ sikurse ngjarja në film që mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi krejtësisht ámatoresk, sikurse gjithçka tjetër në ketë film.
Për më tepër në film ka skena të cilësuara dhe si nxitës ùrrejtjeje ndaj mjekëve, që sipas krijuesve të këtij filmi ámator mjekët vetëm nën kèrcënimin e ármës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.
Ky film i shkurtër është krijuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi. Filmi është rreth 20 minuta, ndërsa ka marrë dhe reagime jo të mira.