19:02 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Duhej dërguar jashtë”, Pëllumb Pipero tregon çfarë do ta shpétonte Arben Bajon: Ne nuk e disponojmë, shumë vende e kanë si praktikë

15:49 | 09/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Duhej dërguar jashtë”, Pëllumb Pipero tregon çfarë do ta shpétonte Arben Bajon: Ne nuk e disponojmë, shumë vende e kanë si praktikë

Sot ka ndërruar jetë nga Covid skulptori dhe pedagogu i njohur Arben Bajo, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe sipas një apeli të bërë nga miqtë e tij dje në rrjete sociale, ai kishte nevojë urgjente për gjak A-NEGATIV, nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Por, në rrjete sociale disa akuzojnë se skulptorit të njohur nuk iu gjend gjak dhe kësisoj humbi jetën, ndërsa disa të tjerë, njëri prej tyre mik i të ndjerit, bën me dije se gjaku u gjend që dje paradite.

“Unë Benin e kam mik, ime shoqe ka kolege Teutën, të shoqen e Benit. Si pasojë e këtyre lidhjeve kam qenë në kontak të vazhdueshëm me familjen dhe stafin mjekësor. Ju informoj se gjaku është gjendur qysh paraditen e sotme, por beteja vazhdon me mushkëritë… Jam konsultuar edhe me mikun tim, Prof. Piperon”, shkruan Genc Lllakaj, mik i të ndjerit.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Bajos, newsbomb.al ka kontaktuar me mjekun Pëllumb Pipero, i cili thotë se në rastin e të ndjerit bëhej fjalë për plazëm hiperimune ose imune e përfituar nga persona në konvaleshencë, pra që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antitrupa anti-Covid.

Ndërkaq ai shton se plazma hiperimune është një praktikë e konsoliduar në shumë vende, por ende jo në Shqipëri. Siç thotë Pipero për newsbomb.al, në vendin tonë po punohet se bashku me një ekip specialistesh italianë, për të mundësuar përfitimin nga përdorimi i plazmës, por endr nuk dihet kur do aplikohet.

“Ju falenderoj që më pyesni edhe mua. I ndjeri Arben trajtohej në spitalin Shefqet Ndroqi, sanatorium, jo në Infektiv. Sa i takon ankesave apo akuzave për mungesën e gjakut unë nuk kam informacion dhe nuk ka pse ta kem. Në dijeninë time, pasi më kanë pyetur shumë miq të profesorit të arteve, bëhej fjalë për plazëm hiperimune ose imune e përfituar nga persona në konvaleshencë, pra që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antitrupa anti-covid.

Dua të sqaroj nga ana mjekësore se plazma hiperimune është një praktikë tashmë e konsoliduar në shumë vende, por me protokoll strikt. Në vendin tonë po punohet se bashku me një ekip specialistesh italianë, siç më kanë thënë, sepse unë nuk jam pjesë e asnjë strukture shtetërore në menaxhimin e Covid 19, për të mundësuar përfitimin nga përdorimi i plazmës të përfituar nga konvaleshentët! Se kur do aplikohet nuk e di”, thotë Pipero.

A duhet të ishte dërguar jashtë vendit për këtë shërim? “Po”, iu përgjigj pyetjes Pipero. Kësisoj i bie që e vetmja mënyrë për artistin e ndjerë që të merrte këtë shërbim, ka qenë që të dërgohej jashtë vendit për t’u trajtuar, pasi nuk mundësohet në vendin tonë. Më tej Pipero, pasi u pyet, tha se ka dëgjuar për raste të ngjashme, ku familjarë të të sëmurëve me Covid kanë kërkuar që të bëhej plazma imune te të afërmit e tyre.

“Nuk e di, dëgjova sot që ka familjarë të cilët kërkojnë të njëjtën gjë për të afërm të tyre, por përfitimi është në fazën e parë të sëmundjes, jo në fazën terminale”, shtoi më tej mjeku.

 

Pas

Shifrat trágjike të Covid-19/ Brazili i udhëhequr nga një president pa ‘protokoll’, mban rekordin botëror të pasójave

Para

Luçiano Boçi ndez alármin: Situata katástrofike në Elbasan, pothuajse i gjithë personeli vendor i kujdesit shëndetësor pozitiv me Covid

Para
Luçiano Boçi ndez alármin: Situata katástrofike në Elbasan, pothuajse i gjithë personeli vendor i kujdesit shëndetësor pozitiv me Covid

Luçiano Boçi ndez alármin: Situata katástrofike në Elbasan, pothuajse i gjithë personeli vendor i kujdesit shëndetësor pozitiv me Covid

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.