Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp me zi priste të merrte në Videocall blerjen e re të ekipit të tij Kostas Tsimikas. Greku tashmë është pjesë e ekipit kampion pas transferimit nga Olympiacos për 11.75 mln paund.
Blerja u bë zyrtare në Anfield më herët këtë javë dhe Klopp donte t’i uronte mirëseardhjen. Por e ka bërë në një mënyrë të çuditshme. Këtë e ka zbuluar vetë lojtari 24-vjeçar.
“Të mora vetëm për të të treguar qenin tim Emma, shikoje”, këto ishin të vetmet fjalë të trajnerit Klopp.
Ndërkohë Tsimikas përgjigjet duke i thënë se ka një qen të bukur dhe se ai gjithashtu e ndjen mungesën e qenit të tij, derisa të vijë në Liverpool.