Lojtarët e dy ekipeve amatore të futbollit në Ëestphalia të Gjermanisë, zhvilluan një ndeshje të pazakontë futbolli, pasi ata luajtën në fushë nudo.
Kjo erdhi si një shenjë proteste kundër komercializimit dhe parave në futboll. Loja u organizua nga artisti Gerrit Starczeëski në Stimberg Stadium.
“Sistemi i futbollit është i sëmurë, kjo është arsyeja pse ne të gjithë u zhveshëm. Dua të jap një shembull të natyralitetit kundër ndikimit të mediave sociale dhe idealeve të rreme”, tha artisti 34-vjeçar për revistën sportive 11Freunde përpara ndeshjes.
Lojtarët kishin veshur vetëm këpucët dhe çorapet e futbollit. Numrat e lojtarëve u pikturuan me dorë në kurriz.