Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta pasi një anije turke që kërkon për hidrokarbure e shoqëruar nga disa anije ùshtarake hyri në ujërat Helene para disa ditësh.
Më pas grekët sùlmuan një anije turke e cila ishte në ujërat greke, duke plagosùr një shtetas sirian dhe 2 shtetas turq.
Tensionet u shtuan më shumë me Francën dhe Izraelin që dolën në krahë të Greqisë dhe ambasada greke në Athinë lëshoi një notë proteste.
Ditën e sotme këto tensione janë shtuar. Siç raportojnë mediat greke një person i panjohur së sùlmoi me bojë ndërtesën e ambasadës turke në qendër të Athinës.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke rrethuar zonën dhe është vënë në kërkim të autorit.