Ish kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar pas deklaratës së ministres Elisa Spiroplai se në Kamëz do të vuloset fitorja historike e qarkut Tiranë.
Mziu shkruan se e intrigoj ky lajm “bomb’ i përhapur në të gjitha rrjetet dhe mediat e ndryshme, ndërkohë që pyet me ironi se çfarë paska ndodhur në Kamëz që do të vuloska fitoren.
“Futem në thellësi të lajmit dhe shikoj se ajo çfarë kishte ndodhur në Kamëz ishte lyerja ngjyrë mavi e fasadave të pallateve në lagjen nr 1 Kamëz (kanë qenë lyer një herë por me një vlerë 60 herë më të vogël se sa sot). Ndërtimi i një shkolle në Kamëz dhe ndërtimi i një kopshti në Paskuqan (të dy me fondet e BE për tërmetin e nëntorit 2019), zero lekë qeveria e Bashkia 6%!!”- shkruan Mziu.
Me tej ish-kryetari nënvizon një sërë punësh të parealizuara në bashkinë Kamëz, ku sipas tij në 7 vite qeveria e “Skënderbeut të Shqipërisë” nuk ka bërë asnjë investim në Bashkinë e Kamzës, asnjë rrugë apo sheshë, asnjë ujësjellës apo kanalizim, asnjë shkollë apo kopsht, asnjë treg apo institucion shtetëror, pavarësisht se janë paraqitur me dhjetra projekte nga Bashkia nën drejtimin tim, arsyea se ishim bastion i djathët pse jo dhe për shkak të origjinës krahinore!!
Postimi i plotë
“Në Kamëz vuloset fitorja historike e qarkut Tiranë për mandatin e tretë të PS me KM ER”….deklaron Spiropali….
Më intrigoj shumë ky lajm “bomb’ i përhapur në të gjitha rrjetet dhe mediat e ndryshme. Po çfarë paska ndodhur në Tiranë dhe aq më shumë në Kamëz që qenka “vulosur” madje disa muaj më përpara fitorja e PS….?!
Futem në thellësi të lajmit dhe shikoj se ajo çfarë kishte ndodhur në Kamëz ishte lyerja ngjyrë mavi e fasadave të pallateve në lagjen nr 1 Kamëz (kanë qenë lyer një herë por me një vlerë 60 herë më të vogël se sa sot). Ndërtimi i një shkolle në Kamëz dhe ndërtimi i një kopshti në Paskuqan (të dy me fondet e BE për tërmetin e nëntorit 2019), zero lekë qeveria e Bashkia 6%!!
Po a është e mjaftueshme me 3 investime të vuloset rreth një vit më parë fitorja e Kamzës dhe e qarkut Tiranë?!
Në 7 vite qeveria e “Skënderbeut të Shqipërisë” nuk ka bërë asnjë investim në Bashkinë e Kamzës, asnjë rrugë apo sheshë, asnjë ujësjellës apo kanalizim, asnjë shkollë apo kopsht, asnjë treg apo institucion shtetëror, pavarësisht se janë paraqitur me dhjetra projekte nga Bashkia nën drejtimin tim, arsyea se ishim bastion i djathët pse jo dhe për shkak të origjinës krahinore!!
Nuk është punësuar asnjë qytetarë përkundrazi është rritur papunësia, eksodi politik dhe ekonomik i qytetarëve duke e zvogëluar në rreth 32-35 % Kamzën dhe Shqipërinë.
Janë futur me qindra e mijëra qytetarë në burg apo arreste shtëpie, etj për shkak të energjisë elektrike apo të lyerjeve apo riparimeve të objekteve të tyre (hakmarrje politike e krahinore).
Janë hequr me mijëra familje nga ndihma ekonomike, është ulur ndjeshëm niveli jetik i individit dhe familjes së qytetarëve të Kamzës dhe Shqipërisë.
Nuk është rritur asnjë qindarkë rroga, pensioni, përkundrazi është rritur ndjeshëm niveli i çmimeve të shportës së ushqimeve, të energjisë elektrike, tatimeve, taksave e tarifave.
Në 8 vite qeveria Berisha ndërtoj mbi 23 objekte shkollore, me qindra km rrugë e kuz, pallat kulture e qendra shëndetësore. U punësuan me mijëra qytetarë, u dyfishuan rrogat e pensionet, u rrit ndjeshëm nr familjeve me ndihmë ekonomike dhe standarte të tjera integrimi si NATO, apo liberalizimi i vizave, rritja e nivelit të jetesës, e mjaft standarte të tjera, qytetarët e Kamzës janë dëshmitarë të tyre.
Rilindasi 6% po bënë mbi një vit në Bashki asnjë investim dhe shërbim të bërë deri më sot me buxhetin e Bashkisë, përkundrazi kemi dyfishim të administratës me militant të PS, kemi shkatërrim të pallatit kulturës, sheshit qytetit, shkollave e kudo.
Bashkia Kamëz nën drejtimin tim nuk po merrem me 12 vitet por vetëm në vitin 2019 kemi planifikuar e bërë 167 rrugë (ndonëse janë bllokuar mbi 30 rrugë nga rilindja) me standarte bashkohore, mbi 70 KUZ, tregun e qytetit (ndonëse është bllokuar nga rilindja), ndriqimi i çdo rrugë në Kamëz (ndonëse akoma nuk është implementuar në çdo rrugë nga rilindja), ka filluar faza e dytë e ujësjellësit me vlerë mbi 10 milionë Euro nga BB dhe KfË për furnizimin pothuajse 100% të qytetarëve të Kamzës me ujë, dhe mjaft investime të tjera, qytetarët e Kamzës janë dëshmitarë të kthimit të Kamzës dhe Paskuqanit nga një geto në një qytet bashkëkohor në Shqipëri.
Qyteti i Kamzës është një histori suksesi në Shqipëri!
Por pavarësisht punëve e investimeve pafundësisht e shërbimeve ndaj qytetarëve, nuk është vulosur një vit përpara fitorja e PD ?!!!
Në logjikën time dhe në përvojën time politike dhe administrative 30 vjeçare nuk është vulosur ndonjëherë rezultati një vit më parë për zgjedhjet qendrore apo vendore, aq më tepër me 3 investime?!
Nëse është vulosur të mos i zhvillojmë zgjedhjet fare atëherë?!
Po ku bazohet ministria Spiropela e qeverisë së “Skënderbeut të shqipërisë” që me 3 investime të fitoj Bashkinë Kamëz, qarkun Tiranë dhe mandatin e tretë të RamaVirusit?!
Duke mos gjetur asnjë argument logjik për ta justifikuar këtë “fitorjeje” të rilindjes, mëndja më shkoj tek instrumentat që ka përdorur kjo mazhorancë në këto 7 vite për të ndenjur në pushtet.
#Korrupsioni galopant është përdorur si instrument i rëndësishëm për blerjen e votës..
#Droga e ka kthyer vendin tonë në kolumbi, duke mbjellë hashash në çdo cep të Shqipërisë, apo ngritja e laboratorëve të përpunimit të saj, apo kthimi i Shqipërisë në vend tranzit të drogës duke u kthyer në kontrollues të tregut nderkombëtar të heroinës e kokainës janë përdorur si instrumente në blerjen e votës.
#Grupet kriminale të lidhur njësh me qeverinë janë instrumenti i vulosjen së fitores?!
#Politizimi i gjithë administratës publike dhe dyfishimi i saj dhe vënia nën presion me sistemin e patronazhin është instrumenti?!
#Ndryshiimi i Kushtetutës, sistemi i drejtësisë apo ai zgjedhor, shkelja e çdo ligji etj, këto janë instrumentat, që i keni vulosur zgjedhjet e 2021 ?!!
Apo eksperienca e zgjedhjeve dhe dosjeve 184 dhe 339 në zgjedhjet e 2016 e 2017, apo emërimi i pushtetit vendor si i 30 qershorit 2019 ?!!
Vetëm këtë dini të bëni ju në këto dy mandate vjedhje, korrupsion, krim, drogë, burgosje e kanosje, blerje votash apo vjedhje votash dhe kur ato bëhen me një kandidat…
Koha Juaj ka mbaruar, Ju nuk mundet ta mbani më peng këtë vend, mashtrimet Tuaja i kanë hedhur në koshë qytetarët e Kamzës ka herë e gjithë Shqipëria këtë herë.
Kamza, Tirana dhe gjithë Shqipëria mezi po presin zgjedhjet qendrore dhe vendore, për t’ju nxjerr në opozitë.
Qytetarët e Kamzës e gjithë Shqipërisë tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre për tu bërë pjesë e platformës mjaft konkuruese dhe shpresë plotë të PD dhe opozitës së bashkuar me në krye Lulzim Basha për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga protektoriati i krimit, korrupsionit dhe papunësisë e eksodit dhe për ta rikthyer në një vend si çdo qytetarë i BE dhe në integrimin përfundimtar të saj.