Fillimi i javës, 24 Gusht 2020 moti do të mbetet me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe vranësira të pasuara nga stuhi lokale në verilindje.
Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat min dhe max: Zonat malore 17/33°C; Zonat e ulëta 18/37°C; Zonat bregdetare 22/35°C