Në vendin e krimit ku janë hedhur ushtare italianë në vitin 1943 , në fshatin Kremenar të Mallakastrës. Vendi quhet “Shpella e lakuriqit” ku Mehmet Shehu hodhi të gjallë për t’i vrarë afro 130 ushtare italiane. Këtyre pasi u mori teshat, dhe i zhveshi i hodhi të gjallë për t’i ekzekutuar në greminë. Këtë fakt e beri publik nga një komunikim avokati Kujtim Cakrani.
“Kam një lidhje familjare me këtë histori. Gjyshi im ka lënë kujtimet e veta me të gjitha çfarë ka ndodhur. Më tërhoqi si histori. Një ditë fillova kërkimet e mia dhe arrita në përfundimin se Shpella e Lakuriqit ishte në Mallakastër.
Kam bërë kërkimet e mia dhe u jam referuar edhe dokumenteve italiane të cilat na japin një pasqyrë të asaj se çfarë ka ndodhur këtu. Duke marrë shkas se një nga personat që ka qenë nxënësi i Mehmet Shehut në atë periudhë që ka qenë pjesë e kësaj masakre, është dënuar në Itali në vitin 1950 për këtë masakër.
Më rezulton dhe nga karabinierët se ato kanë ardhur këtu në 1992 dhe kanë nxjerrë vetëm 22 trupa. Dhe karabineirët kanë qenë të moshë 19-21 vjeç dhe nuk kanë qenë pjesë e ndonjë ushtrie, por kanë qenë pjesë e ruajtjes së rendit. Kjo masakër i atribuohet vetëm një personi Mehmeti Shehut, Bilbil Klosit, Qemal Klosi, Hysni Kapos.
Kjo është një nga masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri ndaj një ushtrie të huaj. Nga pikëpamja juridike, ushtarët e huaj nuk preken, por dorëzohen robër. Kjo tregon brutalitetin dhe krimin që ka përfshirë Shqipërinë. Besoj se kjo ngjarje do të zbardhet. Unë e bëra publike dhe do të vazhdoj të flas pasi është një ngjarje e tmerrshme që nuk na nderon as si popull, por natyrisht ishin krime lufte dhe për këtë është dënuar një person. Do ti shkoj deri në fund pasi lidhur me këto karabinierë është imazhi i Shqipërisë.”- tha Cakrani.