09:25 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sezoni i ri futbollistik në vend, flet Ilir Shulku për Fax News: Do të shohim një javë të bukur, çfarë do të bëjmë nëse nuk na ndihmon qeveria

14:32 | 28/08/2020
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sezoni i ri futbollistik në vend, flet Ilir Shulku për Fax News:  Do të shohim një javë të bukur, çfarë do të bëjmë nëse nuk na ndihmon qeveria

Shorti për sezonin futbollistik 2020/2021 vendosi që Tirana – Kukësi do të jetë super sfida e parë e Kategorisë Superiore. I intervistuar nga gazetarja e Fax News, Klevisa Alinani në ambientet e stadiumit ‘’Air Albania’’ sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku u shpreh gjerë e gjatë për kampionatin shqiptar si dhe ecurinë e ekipeve tona në kupat e Europës.

Ndërkohë që tifozët e kryeqytetit duhet të presin pasi derbi është në javën e gjashtë.

Pyetjes se si vijnë skuadrat në sezonin e ri pasi goglat rezervuan përballje të forta që në fillim Shulku u përgjigj:

Mendoj se si do që të ishte përballjet e forta aty brenda janë, nuk mendoj që ka shumë diferenca midis skuadrave, kështu që java e parë padiskutim që do të kishte një përballje të fortë siç qëlloi Tirana – Kukësi, por duke qenë se janë ekipe të cilat marrin pjesë në kompeticione europiane padiskutim që do të shohin një javë shumë të bukur.

Duke ritheksuar sërisht atë që tha gjatë hedhjes së shortit z.Shulku u shpreh – ‘’ Është mirë që në kryeqytet të ketë gjithmonë një ndeshje, nëse do të bënim short të lirë mund të qëllonin që të kishim dy ndeshje jashtë ose dy ndeshje brenda kështu që do të luhej një herë në dy javë. Për këtë arsye kemi vendosur që shortin ta bëjmë me numra që nuk bashkohen me njëra – tjetrën, por mendoj java e 6-të për derbin është mëse normale pasi nëse do të ishte që në javën e parë ekipet do ishin më të lodhura shkak kjo dhe pjesëmarrja në kompeticionet evropiane, ndërsa në javën e 6-të ekipet janë më të fokusuara por edhe tifozët do e kenë marrë atë ‘’vrullin’’ e tyre dhe loja do ishte më entuziaste.’’

Ndërsa në lidhje me komentin e kreut të ligës profesioniste Libohova se nëse ekipet nuk marrin një përgjigje pozitive dhe vëmendje nga qeveria kampionati do të bojkotohet, Shulku tha:

Ai tashmë është një vendim i marrë nga liga që nëse qeveria nuk do të plotësojë ato kushte që ka vënë liga do të ketë një bojkot por të shpresojmë që deri në atë ditë palët të ulen në tryezë ata të ligës dhe ata të qeverisë dhe të gjendet një zgjidhje. Nëse nuk do të arrihet një zgjidhje atëherë do të kemi një vendimmarrje të ligës i cili është bojkoti dhe ne jemi shumë dakord nëse arrihet kjo gjë pasi duhet një vendim i drejtë dhe duhet që qeveria të angazhohet me sportin, futbollin në veçanti i cili është sporti më i dashur dhe për ti ndihmuar ekipet me paketa financiare ligjore është detyra e qeverisë mendoj unë.

I shprehur për fitoret e ekipeve shqiptare ditën e djeshme Ilir Shulku u shpreh – ‘’ Jam shumë i kënaqur për kualifikimin e tyre, por kjo ka të bëjë me rritjen e cilësisë së futbollit në vendin tonë. Nuk mendoj që është rastësore kualifikimi i skuadrave shqiptare pasi ndodhi si pasojë e një punë afatgjatë nga ana e tyre dhe e futbollit në përgjithësi të cilat arrijnë të tregojnë këtë nivel të skuadrave tona në Europe.’

Pas

“Tenderi i AKSHI-t fiktiv, është paracaktuar fituesi” PD nxjerr dokumentet: 1 mld lekë për një sistem që ekziston që prej 2013-ës

Para

Sot bômbárduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiellin e Shqipërisë. Mos humbisni pamjet

Para
Sot bômbárduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiellin e Shqipërisë. Mos humbisni pamjet

Sot bômbárduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiellin e Shqipërisë. Mos humbisni pamjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

Edi Rama përplaset me Nigel Farage: Mjaft me shpifje, shqiptarët nuk janë numra për propagandë

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

OKB dënon sulmet ndaj palestinezëve që kërkojnë ndihmë në Gaza

I dërguari i Trump për Ukrainën mohon pretendimet penguese të Rusisë, kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’

Projektligji multitrilionë dollarësh i Trump/ Seancë maratonë votimesh në Senatin Amerikan

COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri! Drejtoresha e ISHP thirrje për kujdes në higjienë

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, dominojnë Tirana e Italia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.