Juristja Eni Çobani e ftuar në “Këndin e Ekselencës” nuk ka shpëtuar pa i përgjigjur as pyetjes që lidhet me personazhet e rubrikës “Shihemi në gjyq”.
“A janë ata aktorë?”, kjo është një nga pikëpyetjet më të mëdha që ngrihet.
Vetë Eni u shpreh se asnjë puntatë e emisionit nuk bëhet me aktorë, pasi sipas saj dhe të donte në pesë vite emision është e pamundur që të gjesh aq shqiptarë që aktrojnë.
Ajo vijoi më tej duke thënë se veprimet ndoshta të ekzagjëruara të personazheve lidhen me faktin që ata janë në ekran.
Ka disa rubrika që mund të ketë aktrim, ose inskenim?
Unë dua që të bëj një kundërpyetje ty, sa shqiptarë ka vendi dhe a mund të më bësh një llogaritje që unë për pesë vite të fus aktorë, nuk dalin llogaritë.
Nuk ka asnjë puntatë me aktorë, nëse ju u referoheni personazheve dhe veprimeve të tyre, kjo lidhet me rrethanat.
Dhe ne që jemi këtu në ekran impostohemi, për ta që të dalin në ekran është dita e jetës. Është një lidhje besimi që unë e kam personale me ta, drejtësia është pasioni i jetës sime. (E.K/SHUPLAKA)