Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka filluar sesionin e zakonshëm me pyetje-përgjigje në llogarinë e tij në Facebook.
O’Connell i është përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve lidhur me politikat vendore dhe politikat e Britanisë së Madhe kundrejt Kosovës.
Një qytetarë ka pasur një pyetje të thjeshtë për ambasadorin, se “a bahët mirë najherë n’këtë vend?”.
Ndërsa, ambasadori brenda pak minutash ia ka kthyer përgjigjen qytetarit.
“Vetëm me punë dhe angazhimin e qytetarëve të Kosovës – unë besoj në fuqinë e tyre”, ka shkruar ai.
Ambasadori britanik u është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet në Kosovë.
Discussion about this post