Lidhur me vrasjen e Albert Krasniqit këtë të mërkurë nga babai i vet, ka reaguar edhe modernatori Visar Kalludra i cili ka qenë një shok i afërt me biznesmenin. Kulludra nëpërmjet një postimin në instagram shprehet se nuk i besohet që Krasniqi është larguar nga jeta. Ndër të tjera thotë se jeta paska edhe momente të tilla të rënda e të pabesueshme
Postimi i plotë i gazetarit në Instagram:
“A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume ron shume?
Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry. Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.
Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone”-
Kujtojmë që Albert Krasniqi u vra nga babai i tij Skënder Krasniqit pas një konflikti verbal mes tyre, ku i ati i kërkonte atij që të dorëzohej në polici pas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.