Në takimin e tij me demokratët e Tiranës ish-kryeministri Berisha u shpreh për udhëheqjen e Partisë Demokratike.
Një nga qytetaret i drejtoi pyetjen se a do ta udhëhiqte edhe një herë Partine Demokratike lideri historik i saj dhe Berisha u përgjigj duke thënë se një vendim i tillë i takon të gjithë demokratëve të cilët do të votojnë me vullnet të plotë.
Kujtojmë se që pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha në deklaratat e tij ka thënë se do rikthejë sovranitetin dhe ligjimitetinn në parti dhe nuk e ka përjashtuar faktin se mund të rikandidojë për ta udhëhqur 8 vite pas dorëheqjes.
Pjesë nga takimi:
Demokratja:A do na udhëhiqni edhe një herë ju?
Berisha: Se kush do e udhëheqe PD do ta përcaktojnë demokratët me vullnetin e tyre.
(E.D/faxweb.al)