Në një konferencë të mbajtur nga shtëpia e bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar prerë se në momentin që situata është e agravuar, ai nuk ka se çfarë të flasë me presidentin rus Vladimir Putin.
Biden tha se në asnjë moment nuk e ka nënvlerësuar Putin, ndërsa njoftoi një sërë sanksionesh që do të ndërmerren ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj agresionit që ajo pati për Ukrainën.
Pjesë nga deklarata
Keni plan të flisni me Putin në këtë pikë?
Biden: NATO është më e bashkuar se kurrë dhe nuk kam në plan të flas me të.
–Ti nuk përmend ‘SWift’ në deklaratën tuaj, ka kundërshtim nga aleatët?
Biden: Sanksionet për dëm financiar janë shumë të rëndësishme!
-Po nëse Putin nuk bën hapa pas, a po kërcënon ai me një armë bërthamore?
Biden: Nuk e kam idenë me çfarë kërcënon ai, por di se çfarë ka bërë ai. Duhet kohë që ai të kuptojë me kë ka të bëjë.
-Sa pasoja do ketë kjo situatë nga ana ekonomike?
Biden:Nuk ka dyshim se kur një fuqi me armë bërthamore krijon konflikt do ketë ndikim por nocioni që kjo të zgjasë shumë nuk ka gjasa të ndodhë.
-A e nënvlerësuat Putin?
Biden:Unë nuk e nënvlerësova, kam lexuar çdo fjalim. Ai do të rikrijojë Bashkimin Sovjetik, ka ambicie të mëdha, të gjitha në contrast me çfarë ka arritur bota deri më tani.
–Nëse sanksionet nuk e ndalojnë, çfarë veprimesh do merren?
Biden: Ai do shohë efektin e sanksioneve, ne do dobësojmë vendin e tij dhe atij do i duhet të bëjë zgjedhje të vështira.
(E.D/faxweb.al)