Në një tjetër denoncim për shkeljet në emërimet në Gjykatën Kushtetuese presidenti Meta u është përgjigjur gazetarëve të cilët e kanë pyetur nëse mendon se do t;i merren në konsideratë dekretet e ‘paralajmëruara’ prej tij.
“Çdo shqiptar që i ka mbetur pak dinjitet, dhe jam shumë i sigurt që janë shumë me presidentin për të mbrojtur Kushtetutën dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese si garant i tyre. Ndaj do jenë në 2 mars bashke më presidentin e republikës jo Ilir Metën për ti treguar këti grupi kriminal dhe celulës mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, që ka bërë lajme të papara që ka çuar në burgje shumë zyrtarë të dorës së dytë apo të tretë dhe bëjnë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo bëjnë sikur ndjekin paratë ndërkohë që ministria që duhet të jetë shembull për të mos shkelur ligjin, që sheh çdo akt të qeverisë për të parë nëse ka shkelje me ligjet ndërkombëtare kryen vetë shkelje flagrante.
Jam i bindur që dekretet e mia i zbaton populli. Mbi presidentin është vetëm Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta dhe mbi to populli. Në republikën e Shqipërisë ka shumë qytetarë të ndershëm që shtiren si rilindas, i siguroj ata që janë pa papunë se janë më të mirë se ata që shtiren. sepse ata janë nën presion dhe dëshmitarë të shkeljeve të rënda”, u shpreh Meta