Kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla ka dhënë sot një deklatatë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku folit dhe për koronavirusin që ka goditur këto ditë Italinë.
I pyetur nga gazetarët nëse në Kongresin e PS-së, që zhvillohet klëtë fundjave, njerëzit do të duhet të vendosin maska, Balla tha se nuk ka asgjë për të pasur panik, dhe se qeveria shqiptare i ka marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Shqipëria është shtet normal. Shqipëria ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat shumë herë më parë në kohë, kur ky virus gripal u afrua në Europë.
Qëkur virusi doli në Kinë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa nëpërmjet një protokolli të mirë detajuar.
I bëj thirrje qytetarëve që nuk ka nevojë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kongresi i PS do të zhvillohet normalisht sipas një axhende tre ditore, është në një mjedis të mbyllur në pallatin e Kongreseve për çdo lloj mase tjetër, jo vetëm ne por çdo person tjetër duhet të ndjekë masat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Personazhi më negativ në gjithë historisë së këtij vendi mbetet Sali Berisha. Sa hërë ka epidemi e fartkeqësi merr përsipër të shpërndajë lajme e të bëhet burim i alarmeve dhe shpikjes së lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi që kur tmerroi qytetarët e nderuar të Kavajës, që i dhanë mundësi të jetë deptuet për disa vjet, me shume se 15 vjet për sa i përket karantinës, ishte e turpshme që një ish kryeminister të shpërndajë lajme të tilla që s’kanë asnjë të vërtetë brenda tyre dhe për më tepër që ky person dikur ka qenë doktor” theksoi Balla.
Po ashtu Balla u pyet nga gazetarët nëse presidenti duhet të shtyjë tubimin e 2 Marsit, ku u përgjigj se nuk kishte dijeni për një vendimmarrje të tillë.
(E.K/Faxweb.al)