Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë që zgjodh sot, Ilir Meta, në një dalje për mediat ka deklaruar se partia që ai drejton LSI, nuk ka arsye se përse të shqetësohet pas largimit të tij nga drejtimi, për të marrë postin e ri.
“Patëm mesazhe përgjegjshërie nga të gjithë, dhe dua të falenderoj presidentin Nishani për mesazhin e urimit që më bëri pas betimit duke treguar përgjeshmërinë dhe qytetarinë e tij, pasi kemi nevojë të përforcojmë komunikimin dhe dialogun, përveçse institucionet më solide dhe demokratike.
Nëse LSI-ja do të rrudhej ajo mendoj se do ta meritonte këtë gjë, në rast se fuqia e kësaj force politike është e bazuar tek një person. Por besoj se LSI do fuqizohet dhe rritet sepse ka mjaft drejtues të aftë, LSI dhe LRI, kështu që nuk ka asnjë arsye për LSI që të shqetësohet. Nëse ka perspektivë, dhe natyrisht do të rritet për sa kohë që do t’i shërbejë interesave të vendit.
Ju mund të bëni shumë pyetje , por unë s’kam menduar shumë nga këto. Unë do të respektoj kushtetutën e vendit në mënyrën më strikte, në 24 korrik mos gabohem do duhet të bëj betimin si president i ardhshëm për 5 vitet, më 23 korrik do dorëzoj dokumentin e LSI-së te sekretari i përgjithshëm dhe do ti them që ma ruaj mirë atë dokument.”, ishin fjalët e kryetarit aktual të Kuvendit.
Në raundin e katërt të zgjedhjes për president, presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë u zgjodh kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta.
Në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Valentina Leskaj, ai u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 vota kundër.(D.D/Shuplaka)