Mbrëmjen e sotme Kuvendi mirartoi me 82 vota paketën e ashtuquajtur :”anti-shpifje’ ndërsa tashmë topi mbetet në portën e Presidentit Ilir Meta nëse do ta dekkretojë apo jo këtë ligj.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe institucioni i Presidentit përmes zëdhënësit, Tedi Blushi ku përmes një reagimi për mediat shprehet se Meta do të shprehet në kohën e duhur.
Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.
Mbrëmjen e sotme, pas një seance maratonë, janë votuar dy projektligjet për anti-shpifjen përkatësisht me 86 dhe 82 vota pro.
82 deputetë votuan pro këtij ligji, 13 kundër dhe 5 deputetë abstenuan.
Ndërsa ligji i dytë i paketës për mediat online u votua me 86 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim.
Ditmir Bushati pozicionohet në anën e gazetarëve, sherr në grupin e PS-së