Kreu i PD-së Lulzim Basha foli për herë të parë në lidhje me deklaratën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nëse ai e jepte dorëheqjen nëse del se është i pavërtetë audio-përgjimi.
Basha tha se kjo nuk është fare një sfidë dhe është thjeshtë një deklaratë dëshpëruese.
“Nuk është një sfidë, është një deklaratë e dëshpëruar, nuk është fare sfidë”, tha ai.
Fatmir Xhafaj duke iu drejtuar qytetarëve zotohej se do të jepte dorëheqjen nëse audio-përgjimi i pretenduar mes Arben Veliut dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj është i vërtetë.
“Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.
Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?
E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve”, shkruante ai.
(B.H/Faxweb)