05:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

A do ta marrim seriozisht veten? Është ekonomia o idiot!

12:27 | 25/01/2017
në Te Gjitha
0
Sonila Meço e tronditur nga krimet e ditëve të fundit: Jemi dështakë!

Nga Sonila Meço

Është ekonomia o idiot!

Dhe megjithëse kaluan më shumë se dy dekada qëkurse u tha (në Amerike), idiotët u shtuan dhe ekonomia nuk u bë (në Shqipëri).

Pyesni sot për modelin ekonomik të Shqipërisë, për sektorët e rritjes dhe filozofinë e zhvillimit dhe mandej bëni llogaritë me veten.

Ju dalin? E mbyllni muajin me ankth, e nisni me shfryrje?

Përveç statistikave dhe disa ekspertëve që flasin për rritje të qëndrueshme, le të shohim pak ‘qëndrueshmërinë’ mbi themelet e vërteta:

  1. Cili sektor e prodhon rritjen në Shqiperi?
  2. Si ushqehet (nëse ka) makina jonë e inovacionit?
  3. Sa mendje të ndritura kemi thithur nga emigracioni për t’i shërbyer zhvillimit të ideve? Sa kemi përzënë? Sa ide janë realizuar e janë shndërruar në vlerë ekonomike?
  4. Sa e mbështesim kërkimin shkencor? Sa të ardhura i marrim tek ai buxhet lëngonjës për t’ja dhënë kërkimit në funksion të zhvillimit? Sa ide janë jetësuar? Në ç’sektorë?
  5. Sa të pakorruptuar e kemi administratën e burokracinë?
  6. Si po konsolidohet tregu financiar? Bashkë me bursën ku vlon energjia financiare?
  7. Thithëm ndonjë investim të huaj që krijoi mundësi prodhimi e punësimi masiv në vend?
  8. Sa konkurojme me prodhimet e shërbimet tona grekun, maqedonasin, serbin, malazezin, kroatin…(s’po shkoj më larg, po kuturisem rajonit)
  9. A ju del për të kursyer o njerëz? Për të bërë ndonjë investim sado të vogël me kursimet tuaja? Sa është zgjeruar baza juaj ekonomike?
  10. A edukoheni kund për të qënë ekonomikisht, politikisht e kulturalisht përgjegjës?

Provoni të kërkoni këto përgjigje, provoni!

Bëni një analizë vetjake se media nuk ka ndërmend ta bëjë për sa kohë padija është rrethana më e favorshme e propagandës. Në fakt për këtë të fundit injoranca është baza e çdo suksesi ekonomik sipas kuteve të saj.

Është ekonomia o idiot!

Hajde gjeje kush është idioti mes nesh që tolerojmë e atyre që na drejtojnë!

(Edhe Sarkozy me kusuret e veta, i mori mendimit ekonomik nje program me 300 propozime nga komisioni bipartizan i kryesuar nga Jaques Attali me idenë si të stimulojmë ekonomine franceze. Pra nuk është turp të mbledhësh mendje nga ata që kanë, t’ja themi këtyre tanëve)

Pas

“Transparency International” vlerëson përmirësimin e Shqipërisë, Çuçi: Tani zbatim të reformës në drejtësi që rastet mos mbeten në sirtare

Para

Basha reagon për vetëvarjen e 31-vjeçarit në Kamëz: Kjo dramë është e përsëritur, duhet të marrë fund

Para
Që me mëngjes, Basha e nis me postim: Propozoni përfaqësuesin tuaj në parlament, mbi to do përzgjidhet lista

Basha reagon për vetëvarjen e 31-vjeçarit në Kamëz: Kjo dramë është e përsëritur, duhet të marrë fund

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.