Keisi ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip mbrëmjen e kaluar, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Pas daljes nga shtëpia, Keisi foli në studio për rrugëtimin e saj.
Ajo u pyet nga Arbana nëse do ta rinisë marrëdhënien e saj me Kristin jashtë shtëpisë dhe e la të hapur mundësinë, nëse ai i shkruan i pari.
“Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falënderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 2-3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda”, tha Keisi.
Por të gjithë janë kurioz se ç’do të ndodh e Kristin jashtë shtëpisë së famshme.
Arbri: Në marrëdhënie me banorët e tjerë, nuk ka ofenduar njeri. Është treguar vajza e urtë dhe pak naive. Brenda shtëpisë duhet të përfshiheshe më tepër. Për mua, situatat i administrove mirë dhe tregove respekt për Kristin.
Discussion about this post