18:53 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do ta votonin ata këtë ligj po ta dinin se nuk do ishin nesër në pushtet?

15:27 | 10/04/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ta votonin ata këtë ligj po ta dinin se nuk do ishin nesër në pushtet?

Nga Sonila Meço

Të bësh reformën në drejtësi, pa atë zgjedhore, do të thotë të kesh ndërtuar një tufë ligjesh për sistemin e drejtësisë duke e ditur se do të jesh sërish në pushtet. Do ta votonte PS reformën nëse ky kod zgjedhor nuk ia jepte fitoren, që para datës së zgjedhjeve, me një formulë të paravendosur koalicioni?

Se sa e drejtë do jetë reforma në drejtësi, përmbajtjen e së cilës duhet ta shpjegojë një matematicien për mënyrën si ndërton drejtësi e dëshmon nisja e zbatimit të saj: që nga ish Ministri i Drejtësisë, që mbush hapësirën publike me fakte për mënyrën jo transparente, nga njerëz jo kompetentë, për një përmbajtje që nuk prek thelbin e ndërtimit të një projekti reformator.

Për të vijuar me letrën e Ministrit aktual të Drejtësisë drejtuar Komisionerit Hahn, ku vërehet se nuk ka bazë kushtetuese për krijimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e deri tek mungesa e kompetencës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për njoftimin e nisjes, sa më shpejt, nga puna të ONM-së (bordi do të ketë rol kyç në këshillim e Parlamentit sa i takon emërimeve në komisionet e Vettingut).

Vetë Kuvendi mori vendime antikushtetuese për kthimin e listave me kandidatët e institucioneve të Vetting-ut, tek Avokati i Popullit.

Dhe vetë Avokati i Popullit vepron, kësisoj, në shkelje të ligjit, madje, edhe jashtë mandatit, tashmë, të përfunduar. Komisioni i Ligjeve anulloi garën për vendin vakant të Avokatit të Popullit. Megjithëse procedura ishte zhvilluar sipas ligjit, anulimi i saj qe i pazakontë dhe i pajustifikuar.

Por vijojmë me antikushtetutshmërinë me të cilën nisi zbatimi i reformës në drejtësi:

Kushtetuta nuk lejon shtyrjen e afateve kohore e aq më tepër, shtimin e kandidatëve të rinj në listën me kandidatët për institucionet e Vetting-ut. E, aq më pak, rishqyrtimin e tyre nga ONM, duke vënë në dyshim edhe neutralitetin e punës së këtij të fundit.

Pra, premisat mbi të cilat nis një reformë janë një prelud antikushtetues, por duke logjikuar edhe se reforma në drejtësi nuk është garanci për të luftuar korrupsionin, apo për të garantuar zbatimin e ligjit nga politikanët, sepse edhe në kushtet e një legjislacioni të plotë, kur institucionet e reja të krijuara kthehen kundra tyre, ata shfrytëzojnë forma nga më të ndryshmet për të minuar proceset, jemi ku s’duhet të ishim. Jo aty ku na u premtua të paktën.

Këtu nuk është më çështje ligjesh e mekanizmash të sofistikuar Vetting-u, ky është mentalitet e traditë e munguar e vënies përpara përgjegjësisë së politikanëve.

Mjafton të shohësh nëse ligji i dekriminalizimit prodhoi edhe një mendësi të largimit të politikës nga fenomeni. Pamë ministra krah të akuzuarve dhe një diskurs publik, ende, justifikues nga vendimmarrësit e sjelljes së personave me të kaluar kriminale në parlament, ose pushtet vendor.

Pra niset në mënyrë antikushtetuese, një reformë e pazbatueshme prej formulash të pamundura (që çuan ne antikushtetuetshmëri pa nisur mirë zbatimi, imagjino në ‘kockë’ të reformës), kur ata që me forcë duan zbatimin nuk respektojnë parimin, ligjin (shembull, reagimi për dekriminalizimin).

A do ta votonin ata këtë ligj po ta dinin se nuk do ishin nesër në pushtet? Ky është thelbi.

 

Etiketa: mecopsramareforma ne drejtesisonila meco
Pas

Zbulohet fytyra e dhunuesit të gazetarit Elvi Fundo (FOTOT)

Para

Tentuan ta vjedhin nën kërcënimin e armës teksa drejtonte mjetin, 50-vjeçari nuk iu ndaloi

Para
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Tentuan ta vjedhin nën kërcënimin e armës teksa drejtonte mjetin, 50-vjeçari nuk iu ndaloi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.