10:03 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të dalë ndonjë historian të bëjë një libër me fakte të turpshme dhe çmendurira që të na bëjë t’i vemë gishtin kokës ?

14:19 | 23/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të dalë ndonjë historian të bëjë një libër me fakte të turpshme dhe çmendurira që të na bëjë t’i vemë gishtin kokës ?

Akademiku Artan Fuga tek sa ka rreshtuar disa fakte historike për veprat e shqiptarëve këto dy shekujt e fundit, pyet nëse do të dali ndonjë historian që të shkruajë një libër me fakte që i bëjnë shqiptarët ti vënë gishtin kokës.

Fuga thotë se duhet tu japim hapësirë edhe fakteve të turpshme në historinë tonë duke lënë pasionet e mbështetura në zbukurimin e së kaluarës.

Duke iu referuar momenteve të ndryshme historike ai përmend disa gabime kolektive “që i kalojmë ashtu shkarazi, “hajdutshe”, si vogëlima pa rëndësi”.

Postimi i plotë:

A do të dali ndonjë historian të bëjë një libër historie me fakte të turpshme dhe çmendurira që të na bëjë t’i vemë gishtin kokës ?
———————–

Nga libri im i fundit

MEDIAMORFOZË DHE METAKOMUNIKIM

Botuar nga PAPIRUS

T’u japim vend edhe fakteve madhështore, por edhe fakteve të turpshme në historinë tonë.
Kjo është histori « objektive », t’i lemë pasionet e mbështetura në zbukurimin e së kaluarës.
Vetëm këto dy shekujt e fundit kemi bërë gjëra heroike, por edhe gabime kolektive që i kalojmë ashtu shkarazi, “hajdutshe”, si vogëlima pa rëndësi
Cfarë do të na thoshte dikush nga jashtë nëse do të kishte vrojtuar veprimet tona historike ?
Ja që mjaft shqiptarë në kohën e Luftës së Parë botërore pajtoheshin me qira si ushtarë në ushtritë e huaja që gjendeshin te ne dhe luftonin me njeri tjetrin për pesë kacidhe ora e luftës.
Po, ja që mijra shqiptarë nën udhëheqjen jo vetëm të Haxhi Qamilit minonin ngritjen e flamurit të pavarësisë.
Po ja që kishte pjesë të elitave politike, fetare, artistike që mezi prisnin pushtimin italian të vendit dhe që nuk bënë asnjë veprim kundër pushtuesve, veç mbretit që iku si zog.
Po ja që dhjetra deputetë shqiptarë, bij të « familjeve të mëdha », u bën pro-pushtues dhe shumë prej tyre vajtën në Itali dhe i dhuruan perandorit kurorën e mbretërisë shqiptare që u bë nën-mbretëri.
Po ja që parlamenti shqiptar pa pikë turpi i shpalli luftë Greqisë fqinje dhe historianët nuk e botojnë vendimin e tij fashist.
Po ja që gazetat kryesore në vitet 40, ishin pro Hitlerit dhe nazizmit dhe antiçifute ? Ne përkujtojmë që ne, si popullsi, jo si elita, i kemi mbrojur çifutët dhe kjo duhet të na bëjë të harrojmë gjithçka tjetër, edhe ndonjë mendësi të vockël genocidiste në mediat e kohës.
Po ja që pas Luftës së Dytë botërore, gazetat komuniste ishin sllavofilë, duke i quajtur kombet sllave si më të lartat, dhe antieuropiane?
Po ja që në konferencën e Parisit pas Luftës së Dytë botërore, Greqia donte të na shpërbënte, kurse Jugosllavia na mbronte. (Sigurisht për hesap të vetë, pse kot?)
Po ja që u dorëzuam serbëve gjithçka, me ushtri, me pare, me sekrete, me të gjitha duke u bashkuar de fakto dhe se po të mos ishte ai diktatori me mustaqe në Rusi, do të ishim bërë qytetarë të Maqedonisë. Askush nga ne nuk lëvizi.
Po ja që në kuadrin e traktatit të Varshavës u dhamë rusëve të drejtën që sa herë të donin të hynin ushtarakisht në Shqipëri madje pa pyetur kërkënd. Askush nuk tha jo.
Po ja që pati mijra shqiptarë që u bënë spiunë dhe kishe frikë të thoshe një fjalë se spiuni dëgjonte. Ku janë këta spiunët?
Po ja që aty nga vitet ‘60 e shekullit të kaluar u bëmë prapë me Titon nga frika e muzhikut që zbriti me tankse në Pragë dhe kosovarët ishin titistë?
Po ja që për 50 vjet jetonim me thërimet që na jepnin jugosllavët, rusët, kinezët?
Po ja që gërthisnim me histeri, rroftë ky e rroftë ai, në mitingjet masive të viteve ‘50 apo ’60 të shekullit të XX.
Po ja që mijra të rinj hipën në çatitë e kishave dhe xhamive në mesin e viteve ’60 duke ju hequr tjergullat, nuk e dini? Shihni dokumentarët, ka plot.
Po ja qe merrnin nisma fshatshe e qytetshe për të ulur rrogat e vetvetes?
Po ja që donin ta fitonim jetën pa punuar, nuk e kishte fajin Sudja, dhe u bëmë si pinoku që mbolli lekët dhe prisnim të rriteshin si pemë.
Po ja që shitëm me dhi e katandi për të vendosur lekët në firmat piramidale e marrë interesa që në fakt ishin paret e komshiut.
Po ja që pasi u vramë me njerin tjetrin thirrëm në ndihmë kalabrezë, rumunë, turq, grekë që të na ndanin në vitin 1997 sepse po i hanim kokën njeri tjetrit.
Po ja që kurrë nuk kemi bërë zgjedhje të ndershme sepse sa herë dikush fiton tjetri e quan hajdut votash.
Po ja që nuk kemi industri dhe askush nuk shkon të punojë askund se i duket se është bërë vetëm për të qenë sociolog, historian, ekonomist, a pianist. 
Po ja që si asnjë popull tjetër sado në vështirësi, morëm anijet dhe lamë pendët duke ikur sa më larg, larg, braktisur gjithçka.
Po ja që kemi vite dhe pasi ëndërruam me shekuj bashkimin kombëtar, tani me Kosovën, jemi si çift i ftohur në prag të divorcit ! Edhe kosovarët që vijnë në plazhet e Adriatikut dhe Jonit na rënden.
Po ja që gjithmonë kemi gjetur shpëtim duke u lidhur pas qerres të perandorive të mëdha, romake, osmane, austro-hungareze, ruse, kineze, etj.etj, dhe sapo kemi parë fundin e njerës, hop, jemi hedhur te gjiri i tjetrës, duke ndryshuar fe e besë masivisht.

(B.H/Faxweb)

Pas

‘Cilët janë anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së me probleme. Nga fshehja e dënimeve te sigurimi i shtetit’

Para

Manjati Murdoch: Facebook të na paguajë për lajmet tona, Mark të tregojë se mbështet gazetarinë

Para
Manjati Murdoch: Facebook të na paguajë për lajmet tona, Mark të tregojë se mbështet gazetarinë

Manjati Murdoch: Facebook të na paguajë për lajmet tona, Mark të tregojë se mbështet gazetarinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

Kapet ‘mat’ duke shitur doza kokaine në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

Alarm në Melbourne, makina përplaset në një qendër tregtare të mbushur me njerëz

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

U shfaq në koncert me flamurin e Hezbollahut, reperi i grupit Kneecap del para gjykatës në Londër

Osmani: Kosova është e vendosur për kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.