Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj deklaroi gjatë një interviste për Televizioni Fax Neës se ndërkombëtarët me qëndrimet e tyre të fundit po na thonë “bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë ne”.
Ata sipas Malajt nuk i kanë vënë re problemet e shumta që ka Shqipëria. Takimi i qeverisë me eurodeputetyët ishte qoka e radhës.
“Qeveria është në fazën e parë të rënies së saj. Sa herë vijnë ambasador në Shqipëri vijnë me pishman shumë të madh dhe të mërzitur për shkak mbase të rrogave të ulëta, pastaj fillojnë e bëhen zotër të këtij vendi duke bërë çfarë të duan, dhe kur ikin e kanë të vështirë sepse ata kanë bërë çfarë kanë dashur, duke harruar se fati i shqiptarëve varet nga vetë shqiptarët.
Vendimi i opozitës për të djegur mandatet ishte më i vështiri që ka marrë ndonjëherë, por ishte i detyruar për shkak të situatës në vend. Ky vend nuk mund të drejtohet më nga njërëzit e kapur, ora e largimit të kësaj qeverie ka ardhur dhe kjo orë ka filluar të numërojë kundër kësaj mazhorance që drejton vendin. Nuk përfaqëson më shqiptarët, nuk ka një progam të qartë për funkionimin e ekonomik, nuk ka një strategji për varfërinë, vë dorë mbi popullin në protestat që ky i fundit merr pjesë”, deklari ndër të tjera Malaj.
E pyetur se çfarë qëndrimi ka për deklaratën e ish-ministrit Edmond Panariti në një studio televizive ku ka thënë se, “nëse na e kërkon Presidenti Meta duhet të ulemi të dialogojmë me qeverinë”, Malaj tha se nuk komentonte asnjë deklaratë të askujt duke shtuar gjithashtu se nuk e ka d’gjuar një prononcim të tillë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)