Jozefina Topalli gruaja e quajtur e ‘hekurt’ në PD ende nuk është shprehur nëse do të garojë për kreun e Partisë në datën 22 korrik.
Pas lënies jashtë listave për zgjedhjet e 25 Qershorit ajo doli publikisht dhe akuzoi Bashën se e kishte kthyer partinë në një ndërmarrje familjare.
Edhe pas rezultatit të zgjedhjeve dhe ngrirjes së funksioneve të Bashës, Topalli është deklaruar kundër kësaj lëvizjeje dhe është shprehur për shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Po deri më tani ajo nuk ka pranuar që të shprehet në lidhje me kandidaturën e saj për kreun e PD-së. Po ashtu dje Arben Imami dhe Astrit Patozi kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e garës për drejtimin e partisë.
Deri më tani kandidatura e vetme përballë Bashës është ajo e Eduard Selamit dhe deri në 22 korrik na mbetet të presim për emra të tjerë.
STATUSI I TOPALLIT PAS HUMBJES TË ZGJEDHJES NGA BASHA:
Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.
Partise Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hileqar , talles , tinzar , banal dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .
Ne keto kushte, nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.
Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve, qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite, eshte e paprecedent dhe e pafalshme.
Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti , kjo nuk ka lidhje me Lul Bashe.
Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.”
(E.K/SHUPLAKA)