Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se dera e PD është e hapur për çdo diplomat, edhe ambasadoren Yuri Kim teksa ka kërkuar sërish një ndjesë për demokratët nga ana e saj.
I ftuar në Zonë e Lirë, Berisha ka shprehur gatishmërinë për tu pajtuar me demokratët e ndarë.
A do ia hapë derën Yuri Kim?
Berisha: U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë. Dera e PD është e hapur për vendet mike e çdo diplomat. Zonja Kim duhet të kërkojë falje, ajo ka fyer rëndë demokratët. Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore.