Kryeministri Edi Rama në lidhje me ligjin e luftës është shprehur se ky ligj me shtetin grek është do t’i mbetet historisë.
Rama është shprehur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se ligji i luftës “do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do t’i mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re”.
Kryeministri Rama ka deklaruar me tej se Bushati dhe Kotzias kanë diskutuar për çështjet që nga “ligji absurd i luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta”. (J.V/Faxweb)