00:42 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të japë dorëheqjen? Rama reagon për mediat italiane: As e çoj në mend!

09:22 | 18/02/2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të japë dorëheqjen? Rama reagon për mediat italiane: As e çoj në mend!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Corriere della Sera”, në të cilën ka deklaruar qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe vetë ai nuk ka ndërmend që të japë doprëheqjen.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, nuk i mohon problemet e vendit. Për shembull, pranon se ka korrupsion. Ashtu si ekzistojnë gjykime të drejtuara nen pranine e ryshfeteve, ka pakenaqesi te te rinjve dhe trafik droge”, e nis shkrimin media italiane.

“Por qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”, thotë ai në një intervistë me Corriere.

Lidhur me dorëheqjen Rama është shprehur si më posgtë:

 “As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”.

Zoti Kryeminister, organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri.

Qe në Shqipëri ka korrupsion është jashtë diskutimit. Dhe është një problem. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta zhdukur atë.

Kreu i qeverisë komenton edhe protestën e opozitës, kur thotë se e vetmja gjë që solli ishte “një imazh negativ i Shqipërisë me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. E vetmja pasojë konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, kërpudhës në Kryeministri”.

Intervista e plotë

Zoti, Rama organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri…

Edi Rama: Se në Shqipëri ka korrupsion kjo nuk ka diksutim. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta çrrënjosur atë.

Po, por ju keni qenë kreu i qeverisë për pesë vjet e gjysmë.

Edi Rama: Më lejoni të them se jemi të përkushtuar maksimalisht në Rrformën në Drejtësi si kurrë më parë dhe në po luftojmë aq shumë kundër korrupsionit dhe po punojmë fort që administrata publike të jetë imune ndaj ryshfeteve.

A po arrin sukses?

Edi Rama: Është e qartë se është një luftë e gjatë, rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.

Të dhënat makroekonomike tregojnë se papunësia po bie, madje edhe tek të rinjtë. Por në mesin e të rinjve a ka pakënaqësi ?

Edi Rama: Sot, Shqipëria tregon të dhëna shumë pozitive, vetëm lexoni shifrat e Bankës Botërore. Kjo nuk do të thotë që ne kemi më persona të papunë ose kemi zgjidhur problemet e të rinjve, por kjo do të thotë që ne jemi në rrugën e duhur.

Një tjerër “plagë” është dhe ajo e gjyqtartëve që japin vendime në këmbim të ryshfetit. Çfarë po bën?

Edi Rama: Ajo që askush nuk e ka pasur guximin të bëjë në vend dhe në Ballkan, siç e thekson  dhe Bashkimin Evropian. Ne po kryejmë një reformë që i heq magjistratët dhe gjykatësit e korruptuar nga gjykatat.

Një problem tjetër është trafikimi i drogës që vazhdon të jetë i përhapur në pjesë të ndryshme të vendit.

Edi Rama: Nuk mund ta mohoj. Por vetëm pak ditë më parë Policia Italiane  paraqiti raportin e vitit 2018 mbi luftën kundër kanabisit në Shqipëri dhe rezultatet janë spektakolare për sa i përket fenomenit që po luftohet nga qeveria ime.

Protesta e studentëve e disa javëve më parë ju bëri të ndryshoni disa ministra të qeverisë tuaj. Kjo do të thotë se ai manifesitim pati ndjeshmëri?

Edi Rama: Ishte një sfidë e sinqertë, ku studentët e universiteteve protestuan ndaj problemeve të vërteta. Kjo është arsyeja pse ne i dëgjonim dhe u përpoqëm të pranonim kritikat e tyre.

Demonstrata e së shtunës dhe sulmi ndaj ndërtesën e kryeministrisë është pasyqyryar në të gjitha mediat botërore. Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Edi Rama: Asgjë nuk po ndodh. Dhe nëse ka ndonjë gjë ajo është opozita e cila është në krizë që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo pakicë është më e dobët se zgjedhjet e vitit 2017. Nëse nesër do të kishte zgjedhje ata do të merrnin më pak vota.

Por, opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ju drejton akuza të forta, si blerja e votës,  korrupsion, madje shkon deri aty duke ju akuzuar se keni lidhje me krimin e organizuar.

Edi Rama: As nuk i përgjigjem këtyre akuzave. Unë jam i shqetësuar vetëm sepse kjo politikë e hedhjes së baltës nuk i ndihmon ata dhe as vendin. Shpresoj që sa më shpejt t’i thërrasin arsyes.

Opozita bën thirrje për dorëheqjen e tij. Çfarë do të bëni?

Edi Rama: As nuk mendoj për këtë. Kam pasur një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në Parlament dhe në fund kam një detyrim ndaj bashkatdhetarëve të mi.

Pra, pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe të huaj nuk duhet të kenë frikë nga asgjë?
Edi Rama: Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i jepte Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë, të cilën e kisha instaluar në oborrin e Kryeministrisë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaopozitaramazgjedhje te parakohshme
Pas

Z.Kryeministër, çdo bisedim me Greqinë për kufirin është antikushtetues

Para

46 grafika për Donald Trump, Avni Delvina në Fax News: Ka një antipati qorre në drejtim të Presidentit në Shqipëri!

Para
46 grafika për Donald Trump, Avni Delvina në Fax News: Ka një antipati qorre në drejtim të Presidentit në Shqipëri!

46 grafika për Donald Trump, Avni Delvina në Fax News: Ka një antipati qorre në drejtim të Presidentit në Shqipëri!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.