Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot nga Lezha mundësinë që ai të jetë negociator mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Meta tha se nevojitet sa më shpejt një bashkëpunim mes palëve, po refuzoi që të jepte komente të mëtejshme.
‘’I vetmi apel që kam unë është për reflektim dhe për bashkëpunim, në mënyrë që të fitojmë besimin për hapjen e negociatave. Duhet bashkëpunim për të parë më larg”, tha Meta në fjalën e tij para gazetarëve.
Meta refuzoi të përgjigjej nëse do të ishte negociator me palëve, duke shtuar se sot është dita që të japim mesazhe bashkimi.
Gjatë ditës së djeshme kreu i qeverisë Edi Rama, i bëri thirrje Bashës që të fliste me të, por kryedemokrati tha sot se takimi i tij i vetëm do të jetë me qytetarët në protestën e 16 Marsit.
Idenë se presidenti Meta mund të shërbejë si negociator e hodhi dje dhe ministri për Diasporës Pandeli Majko.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post