Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në studion e FaxNews ka folur në lidhje me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj ku është shprehur se ishte thjesht një skenar me regji nga SPAK.
Blushi pyetjes së gazetarit të FaxNews nëse Veliaj do të ishte në një qeli me Presidentin e Partisë Së Lirisë Ilir Meta është shprehur se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, pasi presidenti i PL mbahet padrejtësisht në qeli pa fakte dhe pa prova.
“Ka një diferencë shumë të madhe midis dy rasteve pasi janë dy standardet e drejtësisë ju i patë edhe oficerët e BKH që pastronin sediljen, ku do të ulej Veliaj. Ndërsa ju e mbani mend sesi e rrëmbyen ish Presidentin ish kryeministrin dhe presidentin e PL nga ca persona të të armatosur dhe me maska. Dhe e dërguan në atë komisariatin kur dje ulnin perdet. Gjithçka është e planifikuar. Arrestimi I djeshëm ishte për të spostuar vëmendjen për ardhjen e përfaqësuesit republikan në lidhje me fushatën e opozitës, që e cilësoi Ramën si kukull të Xhorxh Sorrosit”, ka thënë ai.