Lulzim Basha i pyetur ditën e sotme nga gazetarja e FaxNeës nëse do të përdoren apo jo bomba molotovë në proteestën e 25 Majit është shprehur se PD-ja distancohet nga dhuna por nuk ka fuqi të ndal zemrërimin popullor.
“Ne nuk kemi bërë dhunë dhe distancohemi, mos prite se Basha, unë të jem udhërrëfyesi që njerëzve që Rama i ka helmuar me gaz. Detyra jonë është të parashtrojmë zgjidhjen politike”,-përfundoi Lulzim Basha.
Ndërkohë kujtojmë që kryedemokrati Basha ka mbledhur ditën e sotme aleatët dhe ka vendosur se kur do të mbahet data e protestës së 6-të kombëtare. Protesta e radhës të jetë në 25 Maj ora 18:30.
Sa u përket protestave të mëhershme, në to janë hedhur bomba molotov, shashka, kapsolla apo janë thyer dhe xhamat e institucioneve publike, para të cilave është protestuar.
Po në këtë protesta është ushtruar dhunë si ndaj policisë por dhe ndaj protestuesve, dhe është bërë një numër i madh shoqërimesh në komisariat, një pjesë e së cilëve kanë marrë dhe masën ‘Arrest me burg’.
Discussion about this post