15:44 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të ketë dhunë në protestë? Basha: Mesazhi që duhet të dëgjojë Edi Rama dhe pupacët e tij

09:57 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Rama nuk është më kryeministër”, Basha pas takimit me aleatët: Mbajeni vëmendjen…

Rreth 1500 policisë do të jenë sot në terren për të mbikqyrur protestën e thërritur nga opozita e bashkuar në orën 10:00 përpara parlamentit. Numri i policëve që do të jenë në shërbim është i ngjashëm me atë të ditës së shtunë, në protestën e parë të organizuar përpara kryeministrisë.

Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve përpara Kuvendit, ndërsa disa grupe të gatshme të policisë janë vendosur dhe te kryeministria, për shkak se ka indicie se protesta mund të zhvendoset pas anullimit të seancës në Kuvend, nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që sot janë marrë edhe më shumë masa nga ana e policisë, duke rrethuar me tela me gjemba godinën e Kuvendit, ndërsa ka pasur rrethim dhe të piramidës dhe kryeministrisë. E vetmja që nuk mund të shpëtohet është kërpudha, e cila u shkatërrua në protestën e fundit.

Edhe sot në protestë nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa deputetët opozitarë kanë djegur mandatet e tyre. Vendi tashmë është zyrtarisht në një krizë, ndërsa ditët e fundit nuk ka pasur një qëndrim të qartë dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Pak para nisjes zyrtare të protestës Basha u shpreh nga selia blu: Protesta duket qartë se do t’ia arrijë qëllimit. Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore ka mbyllur dyert sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit me qytetarët do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot, mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e një dite por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit.

Pyetje: Diplomatët e huaj kërkojnë që sot të mos ketë dhunë, a do jetë e dhunshme kjo protestë?

Basha: Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e brendshme. Ne e dimë dhe ju e dini që policia e shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar, shumë prej tyre kanë paguar rryshfete të majme, janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Ata kanë të njëjtat shqetësime si vëllezërit dhe motrat që protestojnë sot.

Sot ditë historike, është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit dhe janë të vetmet mandate të panjollosura nga bashkëpunimi I hapur me krimin e organizuar.

Sakaq për të shmangur çdo kalim të qytetarëve në Kuvend, është bllokuar dhe dera që lidh selinë e PD-së me godinën e Parlamentit.

Policia dje në deklaratën zyrtare për masat e marra tha se ka indicie se në protestë mund të ketë persona me rekorde kriminale që do nxisin dhunimin e institucioneve. (Lexo këtu) 

Funerali i Kuvendit sipas demokrateve

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: policiaprotestaprotesta e opozites
Pas

Të panjohurat e protestës së opozitës, Policia ndahet në dysh. Një sy dhe te kryeministria (Video)

Para

Rama ndryshon planet brenda ditës, zbulohet vendndodhja e tij gjatë protestës së opozitës

Para
FOTO+VIDEO/ Çfarë ndodhi në Kuvend, si u përlye Rama me bojë

Rama ndryshon planet brenda ditës, zbulohet vendndodhja e tij gjatë protestës së opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së! Jemi të përkushtuar për vijimin me reformat e nevojshme

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja

Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit

Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen 120 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.